photo-5

SHERBIME TE ZYRES

1
Zgjidhje per problemet tuaja ligjore

Zyra jonë e avokatise ofron shërbim të drejtpërdrejtë për çështje ne çdo fushë të ligjit dhe te cdo natyre. Përpiqemi gjithmone për tju përgjigjur shqetësimeve dhe problemeve tuaja të ndryshme me shpejtësi, besueshmëri, saktesi dhe me deshiren për të gjetur rrugën më të mirë ligjore për të zgjidhur problemet tuaja.
Udhëzues ne praktikën tone te avokatise jane arritja e një rezultati pozitiv për çdo çështje ligjore të klientëve tanë, gjithmonë me sinqeritet dhe ndershmëri ndaj klientëve tanë, si dhe mundimi per te kuptuar shqetësimet e tyre dhe per te ofruar zgjidhje ligjore te cilat jane sa më afër nevojave dhe dëshirave te tyre.

2
Preokupim per cdo ceshtje qe keni

Gjate praktikës sone te avokatise kemi kuptuar se vetëm njohuritë ligjore dhe përvoja e avokatit nuk jane te mjaftueshme për përfundimin efikas të ceshjteve ligjore te klienteve, por eshte nevoja për komunikim të vazhdueshëm me klientët, si edhe per interesim të vërtetë dhe të qëndrueshem në çdo rast. Mënyra jonë e punës ka bërë që klientët tanë te jenë të kënaqur me menaxhimin e ceshtjeve të tyre dhe te preferojnë zyrën tonë edhe në ceshtjet e tyre të ardhshme.

MARRIM PERSIPER

CESHTJE NGA LIGJI I EMIGRACIONIT

Leje qendrimi, Nenshtetesi Greke, Fshirje te deportimit, Kundershtim mbi mbajtjen nga Policia, Kerkesa gjyqesore ne gjykatat administrative (kerkese anullimi dhe pezullimi), Ndryshime ne certifikatat e lindjes Greke.

CESHTJE NGA LIGJI I PUNESIMIT

Padi per rroga te papaguara, Padi per ndjekje te paligjshme nga puna, Ndihme ne Inspektoratin e Punes, Kerkesa pensioni IKA, OGA, OAEE, Kerkesa pensioni per punonjesit e shtetit, Kerkesa pensioni per arsye vdekjeje ne te gjitha institucionet, Ndihme perpara K.E.P.A. (KEMP).

CESHTJE CIVILE

Divorc konsensual ose pa konsensus, Adoptim te femijeve te mitur dhe te madhoreve, Nderrim e te dhenave personale (Emer, Mbiemer), Kundershtim Atesie, Kerkese njohjeje atesie.

CESHTJE MBI PASURINE E PATUNDSHME

Padi per kthimin e pronave, hipotekim i pronave kundrejt Bankes, Gjyqe per mosmarreveshje mes qiraxhinjve, urdherpagese nga qirate te papaguara dhe padi per kthimin e shtepise se dhene me qira.

CESHTJE PENALE

Perfaqesim ne cdo ceshtje penale.

CESHTJE MBI MBROJTJEN E MARKES

Kerkim mbi disponimin e markes, Kerkese regjistrimi marke Greke ose te huaj, Perfaqesim ne gjykatat administrative per ceshtje mbi mbrojten e markave.

PERKTHIME

Perkthim i cdo lloj dokumenti nga gjuha Shqipe dhe Angleze ne gjuhen Greke dhe anasjelltas. Legalizim i cdo lloj dokumenti.

FAMILJET NE BORXH – “LIGJI KACELI”

Shkrim i padive, perfaqesim ne proceruren gjyqesore.

emi-photo

Zyra e avokatise “EMIRA ZAIMI – LAJA”

Zyra e avokatise është themeluar nga avokatja e Pireut Emira Zaimi. Avokatja është shkencëtare e kualifikuar, e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Athinës në vitin 2009. Avokatja vazhdoi studimet e saj pasuniversitare në Seksionin Politik të Fakultetit të Drejtësisë të Athinës. Nga viti 2011 ajo ka punuar në disa nga firmat ligjore më dinamike dhe prestigjoze në Athinë te cilat gëzojnë reputacion të shkëlqyer dhe nderim mes botës ligjore. Ne keto firma ligjore avokatja fitoi përvojë të vlefshme, etikë pune dhe dashuri për shkencën juridike në të gjithë sektorët e saj.

Cfare na ben te vecante?

E lindur në Shqipëri, me njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe, eshte marre dhe vazhdon të merret me çështjet qe ngrihen nga Ligji i Emigracionit Grek. Kuptimi dhe përvoja personale te ceshjteve te emigranteve, e kanë bërë atë veçanërisht të ndjeshme dhe të gatshme për të ofruar njohuritë dhe ndihmën e saj në raste të kesaj natyre dhe jo vetëm, pasi eksperienca e saj shtrihet ne te gjithe sektoret e ligjit.

Bashkpunetore ne Shqiperi

Gjithashtu per te ndihmuar sa me shume klientet tane qe kane probleme dhe ne Shqiperi zyra jone bashkepunon me avokaten e Tiranes Rovena Veizaj, e cila mund tju ndihmoje per cdo problem qe shfaqet ne Shqiperi.

“Dinamizem dhe efikasitet.”

Garantojme efikasitetin ne zgjidhjen e te gjitha problemeve tuaja ligjore, duke patur si pike referimi gjithmone njeriun, me seriozitet, pergjegjshmeri, shpejtesi, gatishmeri dhe interesim personal dhe te vazhdueshem per klientin tane.