Dëbim ose ekspuls quhet “largimi me forcë i të huajit nga territori ku ai / ajo banonte” në një periudhë relativisht të shkurtër kohore ose në një kohë të parashikuar në vendimin që imponon largimin nga vendi. Ushtrohet tek te huajt e padëshiruar dhe bazohet në ngjarje që lidhen me rendin publik dhe sigurinë ose shëndetin publik e një shteti (parashikohet nga Ligji 2910/2001 i ndryshuar me Ligjin 3386/2005 për të huajt).

Thelbesor eshte dallimi midis dëbimit gjyqësor dhe administrativ, pasi secili ndryshon sepse caktohet nga organe të ndryshme, për arsye të ndryshme, ka pasoja të ndryshme juridike dhe jepen mjete të ndryshme mbrojtjeje kundër tyre.

  1. EKSPULSI ADMINISTRATIV (ADMINISTRATIVE DEPORTATION)

Dëbimi administrativ urdhërohet me vendim të organit kompetent, dmth të drejtorit përkatës të Policisë dhe pavarësisht ekzistencës ose jo të një vendimi të një gjykate penale, ne ndryshim me rastin e dëbimit gjyqësor. Dëbimi administrativ, ndryshe nga dëbimi gjyqësor, nuk është një dënim, por një veprim administrativ dhe për këtë mund të ushtrohet për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale (p.sh. për shkak të mungesës të lejes të qëndrimit dhe lejes së punës). Një dëbim administrativ është një veprim administrativ i zbatueshëm, kundër të cilit mund të paraqitet ankesë para Drejtorit të Policisë dhe një kërkesë për anulim dhe pezullim të ekzekutimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, nëse ka arsye dhe suksesi i tyre është i mundshëm. Sigurisht, personi do të duhet t’i bindet vendimit të dëbimit në rast se kundërshtimet dhe ankesat e tij nuk pranohen, pasi nëse ai vazhdon të qëndrojë ilegalisht në vend, pozicioni i tij do të rëndohet shumë dhe ai do të përballet me sanksione penale ne vazhdim.

  1. DEBIMI GJYQESOR (JUDICIARY DEPORTATION)

Përveç dëbimit administrativ, ligji parashikon edhe dëbimin gjyqësor në n. 74 dhe 99 par 2. te Kodit Penal.

Nr. 74 i Kodit Penal (K.P)

  1. “Pa paragjykuar dispozitat përkatëse të përfshira në mareveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti, gjykata mund të urdhërojë dëbimin e një të huaji që është dënuar me burg, nëse vlerëson se qëndrimi i tij në vend është i papajtueshëm me kushtet e bashkëjetesës sociale, duke marrë parasysh në veçanti llojin e krimit për të cilin është dënuar, shkallen e fajit të tij, rrethanat e veçanta të kryerjes së aktit, pasojat e tij, koha e qëndrimit të tij në territorin Grek, ligjshmërine ose jo të qëndrimit të tij, sjelljen e përgjithshme, eksperiencen profesionale, ekzistencen e një familje dhe përgjithësisht shkallen e integrimit në shoqërinë greke. Nëse i huaji në kohën e aktit ishte i mitur, per debimin e tij / saj meret parasysh gjithashtu qendrimi I ligjshem i familjes së tij / saj në vend, ose në rast se familja e tij / saj banon jashtë shtetit, ekzistimi në vendin e destinacionit i një rreziku serioz per jeten e tij, integriteti fizik, liria personale ose seksuale. Dëbimi kryhet menjëherë pas vuajtjes së dënimit ose lirimit nga burgu. E njëjta gjë ndodh dhe kur dëbimi u ushtrua nga gjykata si një denim dytesor.
  2. Gjykata gjithashtu mund të urdhërojë dëbimin nga vendi i cdo të huaji të cilit i është ushtruar masa e sigurisë nga nenet 69, 71 dhe 72. Në këtë rast, dëbimi mund të ushtrohet ne vend te masave te sigurise.
  3. Gjykata që vendos deportimin e keqberesit të huaj i detyron atij ndalimin e ri-hyrjes në vend, për një periudhë deri në dhjetë (10) vjet [..] “. Sipas paragrafit të tretë fjalia e fundit “a” dhe “b”  i të njëjtit artikull “të huajt e debuar në këtë mënyrë mund të kthehen në vend me vendim të Ministrisë se Drejtesise pasi te ken kaluar tre vjetë nga dëbimi dhe për një periudhë të caktuar kohore e cila mund të zgjatet.

Neni 17 paragrafi 2 i ligjit 1729/1987, i ndryshuar nga artikulli 5 paragrafi 9, fjalia e pare e ligjit 3189/2003.

Gjykata gjithashtu mund të urdhërojë dëbimin e të huajit ne zëvendësim te masave te sigurise të burgimit në një institucion të trajtimit special, qëndrimin e tij në një institucion pune ose kujdestarinë e tij në një institucion terapeutik shteteror. Një zëvendësim i tillë nuk është i detyrueshëm por mund te jepet nga gjykata. Pranohet që kjo e fundit te detyrohet të urdhërojë zëvendësim nëse ka të ngjarë që i huaji, menjëherë pas ekzekutimit të dëbimit të urdhëruar të jetë i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e vendit ku ai do të banojë. Gjykata që cakton burgimin, mundet, në kushte të caktuara, të pezullojë ekzekutimin e këtij dënimi për një periudhë të caktuar kohore (periudhë provuese), dhe ne rast se kjo periudhë kalohet me sukses për të akuzuarin, ky dënim ose çdo dënim i caktuar do të konsiderohet si i pa caktuar. Sidoqoftë, kjo krijesë juridike nuk perfshin masën e sigurise të vendosur, siç është dëbimi i urdhëruar, me rezultat që ky dëbim të kryhet menjëherë pas përfundimit të periudhës së provës.

Artikulli 182 paragrafi 2 i Kodit Penal

“Një i huaj i cili është deportuar në ekzekutim të një vendimi gjyqësor, nëse shkel ndalimin e kthimit të tij në vend dënohet me burgim të paktën dy (2) vjet. Dënim i cili nuk shndërrohet në gjobë në asnjë rast dhe për çfarëdo arsye, dhe as nuk pezullohet në asnjë mënyrë sipas neneve 99 deri 104. Ushtrimi i mjeteve juridike nuk ka efekt pezullues. ”

Dëbimi gjyqësor si dënim dytesor dhe masë sigurie mund të kundërshtohet me apel kundër vendimit të gjykatës mjafton që apeli te ushtrohet në mënyrë të pranueshme. Sidoqoftë, gjithashtu mund të kundërshtohet duke apeluar në Këshillin e Procedurës Penale, kompetente në vend, ne të cilin i është caktuar dëbimi, nqs përmbushen kushtet e përcaktuara nga ligji. Gjykata nuk është e detyruar të imponojë dëbimin si dënim dytesor, por ka te drejten për ta bërë këtë.

Regjistrim ne E.K.A.N.A dhe ne systemin SIS (Schengen Information System)

Të huajt e padëshiruar regjistrohen në listën kombëtare e të huajve të padëshiruar (E.K.A.N.A) dhe automatikisht në Sistemin e Informacionit Shengen, pra në çdo vend tjetër që është anëtar i zonës së Shengenit. Regjistrimi bëhet nga organi kompetent, dhe për Greqinë kohëzgjatja e dëbimit është pesë ose dhjetë vjet në varësi të peshës së krimeve, ndërsa në vendet e tjera të Shengenit dëbimi mund të jetë më i shkurtër. Kërkesa për fshirje nga E.K.AN.A. dhe S.I.S bëhet me autorizim avokati dhe emri i të huajit te dëbuar nuk fshihet automatikisht nga sistemi siç mendohet gabimisht. Për këtë arsye i huaji nuk mund të kthehet në vendin e hyrjes pa një konfirmim me shkrim nga autoriteti përkatës që dëbimi ka përfunduar.

Fshirja nga E.K.AN.A. bëhet pasi të ket kaluar periudha për të cilën është vendosur ndalesa e hyrjes, pra pesë ose dhjetë vjet, ose kur i huaji ka një arsye serioze shëndeti për të cilën ai duhet të hyjë në një vend për të cilin është i padëshiruar, në një vend tjetër Shengen ( arsye humanitare), ose në rast se i huaji ka të drejtë të marrë një leje qëndrimi nga vendi i aplikimit ose nga një vend tjetër i Shengenit. Pala e interesuar mund të paraqesë një kërkesë për rishqyrtim dhe fshirje të dëbimit të tij pranë organeve kompetente përmes një avokati ose siç parashikohet nga sistemi i secilit shteti që ka imponuar dëbimin. Me pranimin e kërkesës së tij, fshirja e tij nga lista kombëtare (E.K.A.N.A) dhe Sistemi i Informacionit Shengen (S.I.S) bëhet nga organet kompetente me të gjitha efektet pozitive që sjell kjo (p.sh. lëvizja e lirë ose hyrja në tregun e punës).

Artikull i shkruar nga p. Avokate Paraskevi Roko

Zyra e Avokatisë Emira Zaimi Laja në Athinë

  1. August 12, 2020

    Αν σέ εκουνε διοξει για λόγους που έχεις κάνει φυλακή με απόφαση δικαστηρίου 8 χρόνια,που το δικαστήριο δε σε έχει δόση απέλαση και η αστυνομία σε διώχνει για λόγο πού έχεις κάνει φυλακή που έχεις καί άδεια παραμονής απεριόριστη κει σε δεινή 5 χρόνια απέλαση τη μπορούμε να κάνουμε.
    Ευχαριστώ

  2. March 17, 2021

    Καλησπέρα δεν ξέρω αν είναι έχω απευθυνθεί η σωστά εγώ θέλω να κάνω μια καταγραφή πολίτη έχω γεννηθεί στην Ελλάδα είναι Ιταλός με μητέρα Ελληνίδα και θέλω να την κάνω γιατί έχω μια αναπηρία και μου ζητάνε καταγράφει πολίτη εσύ αναλαμβάνετε τέτοια θέματα αν μπείτε να με ενημερώσετε ευχαριστώ πολύ 6988593243
    antonio83volpicelli@gmail.com

Write a comment:

Cancel reply

*

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2021 Emi Zaimi. All rights reserved. Made with ❤ by Rainbyte® Studio. Report a website issue. v21.04.04_stable

logo-footer